SHBA nuk ka kërkuar që Serbia të njeh pavarësinë e Kosovës
Beograd, 25 prill - Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby ka thënë në Beograd se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk kanë kërkuar që Serbia të njeh pavarësinë e Kosovës, por të relaksojnë raportet.
Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, nuk do të thotë njohje të Kosovës, u ka thënë medieve serbe diplomati amerikan gjatë një vizite në Odën Ekonomike të Serbisë, transmeton Rel.
Deklarata e tij ka pasuar pasi është pyetur nga gazetarët serb nëse Washingtoni zyrtar e konsideron nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve si njohje që i ka bërë Serbia Kosovës.