15 Janar 2025

ShBA nuk e njohin referendumin në Ukrainën Lindore

Washington, 12 maj - Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të ShBA-së Jen Psaki u shpreh të dielën në një deklaratë se referendumi i zhvilluar po atë ditë në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës Lindore synon \"të provokojë ndarjen dhe trazirat e mëtejshme\", prandaj ShBA-ja nuk e njeh rezultatin e këtij referendumi.

Gjatë zhvillimit të referendumit në dy rajonet lindore të Ukrainës, milicia vendore mori masa të rrepta për të siguruar mosndërhyrjen nga autoritetet ukrainase.

Rezultati i referendumit në Luhansk do të bëhet të ditur të hënën ose të martën, ndërsa organizatorët e referendumit në Donetsk thanë se, për arsye të komunikimit jo të mirë me disa qendra votimi, nuk mund të caktojnë ende një datë të shpalljes së rezultatit.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Jen Psaki theksoi në deklaratën e saj që, sipas ligjit ukrainas, referendumi i nxitur nga \"forcat separatiste\" në këto dy rajone është \"i paligjshëm\", dhe njëkohësisht shkel ligjin ndërkombëtar e kërcënon tërësinë territoriale të Ukrainës.

Psaki u shpreh gjithashtu se Uashingtoni është \"i zhgënjyer\" nga Rusia, që nuk arriti të ndalojë referendumin dhe as nuk siguroi tërheqjen e trupave.

Zëdhënësja e diplomacisë amerikane shtoi se, nëse Moska vazhdon minimin e stabilitetit në Ukrainën Lindore dhe ndërhyn në zgjedhjet presidenciale ukrainase të 25 majit, ShBA-ja do ta bëjë Rusinë \"të paguajë një çmim edhe më të madh\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)