10 Janar 2025

SHBA: Nikoliç s'mund të mohojë gjenocidin në Srebrenicë

Washington, 6 qershor -  “Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje për deklaratën e bërë nga presidenti i ri i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, me të cilën ai e mohon gjenocidin në Srebrenicë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.

Mëtutje në deklaratë theksohet se “gjenocidi në Srebrenicë nuk është përcaktim subjektiv, por është akt i definuar kriminal, të cilin e ka konfirmuar Tribunali Ndërkombëtar Kriminal për ish Jugosllavinë, në vendimet finale dhe obliguese në shumë raste”.

Toner thotë se “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, poashtu, ka konkluduar se gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë dhe se kjo nuk mund të mohohet”.

“Presidenti Nikoliç ka mundësi që të krijoj ton konstruktiv brenda në rajon, por deklaratat e tilla të pabaza lidhur me Srebrenicën dhe krimet e tjera të luftës, janë kundërproduktive në promovimin e stabilitetit dhe pajtimit në rajon”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Toner, dhe ftohen “të gjitha palët që të ndërmarrin aksione të përgjegjshme në mbështetje të bashkëpunimit dhe pajtimit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)