18 Maj 2024

SHBA mirëpresin marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 6 dhjetor - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka bërë të ditur se mirëpret marrëveshjen e arritur së fundi për Menaxhimin e Integruar të Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një njoftim për media të ambasades thuhet se siç ka qenë rasti edhe me marrëveshjet e tjera të arritura brenda kornizës së dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja, Qeveria e Kosovës ka treguar maturi dhe fleksibilitet në arritjen e kësaj marrëveshjeje me Serbinë. Ajo mbron dhe avancon interesat e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.

Marrëveshja për MIK mbështetet në mirëkuptimin e shtatorit 2011 ndërmjet Kosovës dhe BE-së e KFOR-it që ka vendosur kontrollin doganor dhe kufitar në pikat veriore kufitare të Kosovës dhe ka garantuar që Kosova do të ushtrojë kontroll mbi të gjitha kalimet e saj kufitare.

Marrëveshja për MIK po ashtu siguron që zyrtarët doganorë dhe kufitarë të Kosovës do të qëndrojnë në portat veriore për të ushtruar mandatin e tyre sipas ligjit të Kosovës.

Tash sipas ambasades amerikane është koha që edhe bllokadat e tjera ilegale të rrugëve në pjesën veriore të Kosovës të hiqen.

"Ato bllokada të rrugëve po pengojnë KFOR-in dhe EULEX-in për të ushtruar përgjegjësitë e tyre anekënd Kosovës në pajtim me mandatet e tyre përkatëse."

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se duhet të ketë liri të lëvizjes pa kusht kudo nëpër Kosovë për të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)