SHBA merr seriozisht kërcënimet e Koresë së Veriut
Washington, 31 mars - Shtëpia e Bardhë thotë se deklaratat e fundit të Koresë Veriore për gjendje lufte ndërmjet dy Koreve i merr seriozisht, përkundër historisë së retorikës luftarake të Phenianit.
Zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, Caitlin Hayden, tha mbrëmë se Washingtoni është në kontakt të afërt me Korenë Jugore.
Një ditë më herët, Koreja Veriore, tha se forcat e armatosura të saj kanë hyrë në aksion ushtarak aktual dhe se marrëdhëniet ndërkoreane, natyrisht, kanë hyrë në gjendje lufte.
SHBA-të sigurojnë se janë plotësisht të përgatitura dhe të afta të mbrojnë interesat dhe aleatët e tyre në rajon nga çdo kërcënim i mundshëm.