SHBA: Mbi 300 të vdekur nga moti i keq
Washington, 29 prill - Mbi 300 veta kanë vdekur në shtetet jugore të SHBA-ve si pasojë e stuhive dhe motit të keq. Kjo pjesë e Shteteve të Bashkuara po përballet me stuhitë më të këqija në 40 vjetët e fundit.
Alabama është shteti më i goditur nga moti i keq, ku për pasojë 200 veta kanë humbur jetën. Moti i keq ka prekur dhe shtetet e Misisipit, Tenesisë, Arkansasit, Xhorxhias dhe Virxhinias.
Presidenti Obama do t'i vizitojë zonat e prekura gjatë ditës dhe ka premtuar ndihmë për rimëkëmbjen.
"Humbjet e jetëve kanë qenë të dhimbshme, veçanërisht në Alabama. Brenda pak orësh, stuhitë vdekjeprurëse - ndër më të këqijat në dekada - morën jetë nënash, baballarësh, fëmijësh, miqsh e madje dhe komunitete të tëra".