10 Janar 2025

SHBA mbështeshin KFOR-in e EULEX në veri

Washington, 3 qershor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë dënuar dhunën kundër KFOR-it dhe EULEX-it të premten në veri të Kosovës, pas reagimit të serbëve lokalë kundër heqjes së një barrikade rrugore në fshatin Rudar, ku të plagosur mbetën dy ushtarë gjermanë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner ka vënë në dukje se SHBA-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Serbisë të ndalojë mbështetjen materiale për institucionet paralele në Kosovë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka thënë se SHBA-ja mbështet plotësisht KFOR-in dhe EULEX-in për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Kosovë, dhe në të dy drejtimet e kufirit Kosovë-Serbi.

"Liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në interes të Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me aspiratat evropiane të dy vendeve. Bllokadat e rrugëve, barrikadat dhe dhuna i shërbejnë përkeqësimit të jetës së përditshme të njerëzve në Kosovë dhe pengojnë lëvizjen e lirë", ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ai është shprehur se SHBA-ja vazhdon të monitorojë me shumë kujdes zhvillimin e situatës në veri të Kosovës, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen nga retorika dhe veprimet nxitëse dhe të mundësojnë lirinë e lëvizjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)