SHBA: Lufta kundër Kosovës rrezikon rrugën e Serbisë në BE
SHBA, 19 prill - Berlin - Ndihmëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Aleksandar Vershbou, ka thënë se çështja e Kosovës përgjithësisht i ngarkon marrëdhëniet e mira të Beogradit dhe Uashingtonit, por ka vlerësuar zhvillimin demokratik të Serbisë, bashkëpunimin aktiv me Tribunalin e Hagës dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale serbo-amerikane, posaçërisht në fushën e mbrojtjes.
"Mirëpo ky vizion inkurajues mund të rrezikohet, sepse Beogradi vazhdon të përqendrohet në pjesën specifike të së kaluarës së saj -Kosovën", ka theksuar Vershbou në debatin para Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit amerikan.
Pasi citon fjalët e nënpresidentit amerikan, Xho Bajden, të shqiptuara vitin e kaluar: Jemi pajtuar se nuk biem dakord për sa i përket Kosovës- thotë ai, se duhet fokusuar në aspektet e tjera të marrëdhënieve bilaterale, ka thënë Vershbou.
"Por udhëheqja serbe vazhdon fushatën aktive kundër pavarësisë së Kosovës dhe këto aktivitete kërcënojnë që të ndalin lëvizjen drejt stabilitetit rajonal, dhe potencialisht mund të kufizojnë ambiciet europiane të Serbisë. Serbia është në udhëkryq - nëse do të lëvizë drejt së ardhmes europiane, apo do të mbetet e zhytur në baltakun e obsesionit të së kaluarës. Aktualisht ajo përpiqet me të dyja, gjë që sipas mendimit tonë është e paqëndrueshme", është shprehur Vershbou, transmeton VOA në serbisht.