22 Dhjetor 2024

SHBA lobon për liberalizimin e vizave të shqiptarëve

Washington, 8 mars - Diplomatë amerikanë shprehin interesimin për procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, ndërkohë që disa kongresmenë pritet të vizitojnë muajt e ardhshëm Shqipërinë.

Çështja e liberalizimit të vizave për shqiptarët e Shqipërisë nuk është vetëm një dëshirë e shqiptarëve, aq më tepër e qeverisë së Kryeministrit Berisha. Ky proces i paralajmëruar, tashmë është listuar si një ndër çështjet ku mund të investojë interes, ndërhyrje dhe dialogim edhe diplomacia ndërkombëtare.

Në Bruksel, ardhja e komisionerit për Zgjerimin në Tiranë, zotit Fule, shihet si një akt që e bën edhe më aktiv interesimin e administratës së lartë të BE-së për Shqipërinë dhe progresin e kërkuar të saj. Shumica e ambasadorëve të BE-së, që vijojnë kontaktet me autoritetet e qeverisë së zotit Berisha, shprehen se “procesi i liberalizimit dhe ai i statusit të kandidatit për anëtar në BE, është në duar të vetë shqiptarëve”.

Por matanë kësaj diplomacie, investohet edhe një interesim prej diplomacisë amerikane, e cila kur bëhet fjalë për rajonin ballkanik, në mënyrë të veçantë për Shqipërinë, vlerëson raportet e sigurisë që karakterizojnë atë me fqinjët. Në mënyrë të përsëritur, ambasada amerikane në Tiranë është shprehur për standardet dhe shtimin e kapaciteteve integruese të Shqipërisë në raport me BE-në, sikundër është kërkuar me këmbëngulje rritja e vlerave të demokracisë dhe sidomos mbrojtja e asaj në institucione dhe prej institucioneve.

Nga burime diplomatike në Uashington mësohet se diplomatë amerikanë që merren me çështjet e Europës dhe sidomos ato të Ballkanit, po dëshmojnë interesim të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, si dhe për procesin e shumëdëshiruar të fitimit të statusit të kandidatit për vend anëtar në BE.

Këto burime konfirmojnë se gjatë muajit të fundit në takime dhe komunikime diplomatike është folur për forcimin e diplomacisë së lobingut mes Tiranës dhe Brukselit, si dhe kryeqyteteve të tjera të BE-së, për shtuar besimin dhe për të fituar përkrahjen e Brukselit zyrtar në nevojën për liberalizmin e vizave, por edhe për të prishur raportet përjashtuese që ka krijuar ecuria e këtij procesi në raport me vendet e tjera të rajonit dhe sidomos të Europës Juglindore.

Këto burime bëjnë të ditur se, në kuadër të intensifikimit të shkëmbimeve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranës, në muajt e ardhshëm pritet edhe mbërritja e një grupi kongresmenësh, si dhe diplomatë të veçantë, të cilët do të informohen mbi përpjekjet e autoriteteve shqiptare, si dhe do të ofrojnë interesim për shtimin e mbështetjes europiane ndaj shqiptarëve në këtë proces.

Ivan Bizjak, drejtor i përgjithshëm për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, në sekretariatin e përgjithshëm të Këshillit të BE-së, dy ditë më parë u shpreh në Tiranë: “Jam i sigurt se dhe Shqipëria e Bosnje-Hercegovina e kanë të qartë se çfarë duhet të përmbushin. Liberalizmi i vizave është vetëm një aspekt i rrugës plot sfida drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kjo kërkon shumë punë dhe energji. Duhen konsoliduar institucionet, të garantohet sundimi i ligjit, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, të respektohen të drejtat e njeriut, të ketë konkurrencë të lirë në treg etj., reforma bindëse dhe që japin efekte pozitive te qytetarët dhe mirëqenia e tyre. Kjo arrihet jo vetëm me fjalë, por dhe me vepra konkrete”.

 Ndërsa pak ditë më parë, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për çështje të trafiqeve dhe drogës vlerësonte situatën e përmirësuar në Shqipëri, por sidomos inkurajonte institucionet shqiptare për më tepër përgjegjësi dhe forcë të veprimit ligjor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)