SHBA kryeson shpenzimet globale të mbrojtjes në vitin 2020
Londër, 26 shkurt - Në një raport të Institutit Ndërkombëtar i Londrës për Studime Strategjike (IISS) thuhet së Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kryesojë si shpenzuesi më i madh në mbrojtjen globale të vitit 2020 pavarësisht nga pandemia e koronavirusit.
Instituti thotë se shpenzimet e përgjithshme ushtarake arritën në 1.83 trilionë dollarë vitin e kaluar, që është një rritje prej 3.9 për qind nga viti 2019.
"Rritja vjen pavarësisht nga pandemia e koronavirusit dhe tkurrja e cila pasoi në prodhimin e ekonomisë globale", theksoi IISS.
Kina, India, Britania e Madhe dhe Rusia ishin ndër shpenzuesit më të mëdhenj që radhiten pas SHBA-së.
"Rritja në buxhetet e mbrojtjes të SHBA-së dhe Kinës përbën pothuajse dy të tretat e rritjes totale të shpenzimeve globale në vitin 2020. Buxheti i mbrojtjes të SHBA-së ishte më i lartë me 6.3 për qind në vitin 2020 ndërsa rritja e Kinës u ngadalësua me 5.2 për qind në vitin 2020 nga 5.9 për qind sa ishte në vitin 2019", thuhet në raport.
Gjithashtu, shpenzimet e anëtarëve të NATO-s u rritën me gati 20 për qind që nga viti 2014, menjëherë pasi Rusia ndërhyri në Ukrainë.
Duke nënvizuar se vendet e NATO-s mbeten të angazhuara për të rritur buxhetet e tyre të mbrojtjes, IISS tha: "Nëse këto plane shpenzimesh vazhdojnë në trajektoren e tyre aktuale, në vitin 2021 Evropa mund të jetë rajoni me rritjen më të shpejtë të shpenzimeve globale të mbrojtjes".