10 Janar 2025

SHBA kërkuan nga Serbia t’i përmirësoi raportet me Kosovën

Washington, 13 qershor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u janë bashkuar thirrjeve për Serbinë, që t’i përmirësojë raportet me Kosovën, pasi Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se kjo çështje mund të jetë pengesë e madhe në rrugën e Serbisë për në BE.

Gati të gjithë presidentët e shteteve në rajon e bojkotuan inaugurimin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliqi, ditën e hënë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria  Nuland, ka refuzuar të komentoj çështjen e bojkotit, por tha se sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, ka folur me telefon me zotin Nikoliq, pas zgjedhjes së tij.

“Mesazhi ynë për qeverinë e Serbisë ishte që ne dëshirojmë të punojmë me presidentin e ri dhe ne dëshirojmë të shohim që Serbia të vazhdoj rrugën e integrimit, të jetë në paqe me Kosovën dhe të punoj për çështjet e mbetura, që ata i kanë së bashku”, u tha mbrëmë reporterëve, zëdhënësja Viktoria Nuland. Perëndimor.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)