11 Janar 2025

SHBA kërkon që Kosova e Serbia të largohen nga e kaluara

Washington, 2 prill - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) shpresojnë se takimi i sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, do të jetë i suksesshëm.

Këto komente i ka bërë mbrëmë vonë në Washington, zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, gjatë një konference me gazetarë.

“Ne kemi qenë ekstremisht në mbështetje të procesit të diskutimeve, që Përfaqësuesja e lartë, zonja Ashton, i ka udhëhequr. Do t’iu përkujtoj se sekretarja Klinton dhe zonja Ashton së bashku patën udhëtuar në rajon për ta mbështetur procesin, dhe ajo ka pasur disa runde prej atëherë. Pra, ne e mbështesim vazhdimin e këtij dialogu."

"Ne shpresojmë se rundi i ri do të jetë i suksesshëm, pasi ne mendojmë se është e rëndësishme për të dy palët, për Kosovën dhe Serbinë, që t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre dhe të largohen nga trashëgimia e së kaluarës, dhe të lëvizin përpara në mënyrë demokratike, në aspektin ekonomik dhe në rrugën e tyre për integrime evropiane”, tha Victoria Nuland.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)