15 Janar 2025

SHBA kërkon miratimin e Tribunalit

Washington, 4 prill - Bashkimi Evropian ka arritur që ta marrë mbështetjen e SHBA-së për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës dhe vazhdimin e misionit të EULEX-it.

Vendimi për të dyja këto duhet të merret gjatë këtij mandati të Parlamentit të Kosovës, dhe ambasadorja amerikane në Prishtinë Tracey Ann Jacobson dhe drejtori për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, po i takojnë liderët politikë në Kosovë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për t`ua shpjeguar rëndësinë që ka votimi në parlament i krijimit të gjykatës që do t\'i gjykojë krimet e pretenduara se janë kryer nga UÇK-ja e të cilat janë përshkruar në raportin e Dick Martyt.

Në rrethanën kur Kuvendi i Kosovës do të dështonte të votojë pro krijimit të gjykatës, atëherë çështja automatikisht do të kalonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku do të hapej udha e krijimit të gjykatës në bazë të Rezolutës 1244 me një deklaratë të këshillit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk duan që krijimi i gjykatës të ndodhë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit pasi që një mënyrë e tillë konsiderohet se do ta dëmtonte shtetësinë e Kosovës, shkruan “Tribuna”.

SHBA-ja kërkon nga institucionet e Kosovës që të marrin përgjegjësi dhe të mos i kthejnë sërish në lëvizje mekanizmat e Rezolutës 12 44 e cila vazhdimisht është përdorur për ta sfiduar shtetësinë e Kosovës nga Beogradi dhe Moska.

Fillimisht ka qenë ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson që të enjten ka ftuar liderët e partive politike në një mëngjes pune.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)