15 Janar 2025

SHBA kërcënon Rusinë me sanksione më të ashpra

Washington, 9 prill - Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë për trazirat në Ukrainë dhe kanë paralajmëruar Moskën se do të ketë sanksione më të ashpra nëse nuk do të ndalojnë këto aktivitete separatiste.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i tha këto pas zotimit të aktivistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës për të votuar ndarjen nga vendi.

Kerry tha se Forcat Speciale Ruse dhe agjentët janë përgjegjës për trazirat dhe kanë si qëllim destabilizimin e Ukrainës.

Më herët, Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi SHBA-në për fajësimin e Rusisë për situatën në Ukrainë dhe theksoi se qeveria ukrainase është përgjegjëse për trazirat.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se duhet të paraqitet një projektkushtetutë e re në të gjitha rajonet rusishtfolëse.

Rusia ka kërkuar që Ukraina të bëjë ndryshime në kushtetutë për ta kthyer vendin në një federatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)