SHBA kërcënon Rusinë
Sekretari Kerry akuzoi Rusinë për mos veprim për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve në Ukrainën Lindore, duke kërcënuar se Shtetet e Bashkuara janë gati të vendosin sanksione shtesë.
Gjatë një deklarate për mediet, Kerry tha se Rusia ka refuzuar të ndërmarrë qoftë edhe një hap të vetëm gjatë shtatë ditëve të kaluara, që kur ShBA-ja, Bashkimi Europian, Rusia dhe Ukraina ranë dakord në Gjenevë për të punuar në drejtim të zbutjes së situatës.
Ai paralajmëroi se "hapësira për të ndryshuar rrugë" për Rusinë po mbyllej dhe se ShBA-ja "është e gatshme të veprojë", duke vendosur më shumë sanksione mbi Moskën.