SHBA: Jo Republikë Serpska në Kosovë
Beograd, 9 mars - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kundërtshojnë asociacionin e komunave serbe në kosovë, por nuk dëshiron që të ketë zgjidhje të ngjashme me atë të Republika Serpskës në Bosnjë, citon Tanjugu një zyrtar të lartë të administratës në Washington.
Sipas mediave serbe Beogradi kërkon formimin e një asociacioni, i cili do të kishte kontroll mbi gjykatat, policinë dhe arsimin, por Prishtina zyrtare kundërshton kompetencat legjislative dhe ekzekutive për të.
Për këtë arsye janë në bruksel Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Ata do të kthehen të hënën mesa duket bashkë me kryediplomaten evropiane, Cathrin Ashton, e cila do të vizitojë Prishtinën më 14 mars.