SHBA-ja i kërkon Spanjës ta njohë Kosovën
Washington, 23 gusht - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar edhe njëherë Spanjës që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, në një bisedë telefonike me homologun e saj spanjoll, Miguel Ángel Moratinos, i ka kërkuar atij që Spanja të renditet në mesin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës.
Sekretarja Clinton nuk e ka harruar kërkesën për njohje të Kosovës nga ana e Madridit, teksa ka folur me Moratinosin për shumë çështje tjera me interes të përbashkët SHBA-Spanjë.
Vendi iberik është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën, as pas legjitimimit të pavarësisë nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.