25 Dhjetor 2024

SHBA-ja fuqizon masat kundër terrorizmit

Washington, 11 shtator - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv, duke e bërë më të lehtë për administratën amerikane të vendosë sanksione ndaj terroristëve të dyshuar, financuesve dhe mbështetësve të tyre.

"Urdhri ekzekutiv nga presidenti Trump shton fuqinë e mëtejshme në përpjekjet kundër terrorizmit në SHBA", tha sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një konferencë për gazetarët.

Urdhri u lëshua në 18-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Duke e quajtur urdhrin "përditësimin më të rëndësishëm kundër terrorizmit që nga shtatori i vitit 2001", Pompeo tha se rregullat e reja lejojnë që Departamenti i Shtetit dhe Departamentin e Thesarit të shënjestrojnë drejtpërdrejt drejtuesit e grupeve të dyshuara terroriste dhe bashkëpunëtorët e tyre "pa pasur nevojë të lidhin udhëheqësit terroristë me akte specifike".

Pompeo tha se rregullat e reja janë gjithashtu më efektive në shënjestrimin e individëve dhe grupeve, që marrin pjesë në trajnime terroriste si dhe lejojnë autoritetet të vendosin sanksione ndaj institucioneve financiare, që ofrojnë shërbime për terroristë të caktuar.

Duke përdorur këtë masë ligjore, Departamenti i Thesarit, më 10 shtator vendosi sanksione ndaj udhëheqësve, individëve dhe subjekteve të lidhur me grupe të tilla si Shteti Islamik, Al-Kaida, Tehrik-e talibanët e Pakistanit dhe forca iraniane e Kuds-it që janë pjesë e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

"Që prej sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit, qeveria e SHBA-së ka fokusuar përpjekjet e saj kundër terrorizmit, për t'u përshtatur vazhdimisht me kërcënimet në zhvillim", tha sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, përmes një deklarate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)