ShBA-ja fillon tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit
Washington, 5 nëntor - Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara kanë filluar procesin e tërheqjes nga Marrëveshja e Parisit.
Presidenti i ShBA-së Donald Trump njoftoi në qershor 2017 se vendi i tij do të largohet nga marrëveshja e klimës.
Sipas Marrëveshjes së Parisit, nënshkruesit e saj mund të kërkojnë zyrtarisht heqjen dorë nga pakti vetëm tre vjet pasi ai ka hyrë në fuqi, e cila bie më 4 nëntor të këtij viti.
Tërheqja do të hyjë në fuqi një vit nga dorëzimi i njoftimit, që do të thotë se Shtetet e Bashkuara zyrtarisht do të tërhiqen nga pakti më 4 nëntor 2020.