ShBA-ja do të vendosë sistem raketon në Turqi kundër IS-it
Ankara, 27 prill - Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një sistem raketash në Turqi për të rritur aftësinë e mbrojtjes së këtij vendi ndaj militantëve të Shtetit Islamik (IS) në kufirin me Sirinë, tha të martën ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
Dislokimi i pritshëm i sistemit HIMARS pason sulmet e fundit të shpeshta me raketa në kufi.
Raketat e hedhura nga territori i kontrolluar nga IS-i në veri të Sirisë në Kilis të Turqisë kanë vrarë 17 veta që nga 18 janari.