SHBA intensifikon kritikat ndaj Rusisë për Ukrainën
Washington, 2 prill - Administrata e Presidentit Donald Trump i intensifikoi kritikat për Moskën të premten, kur dy nga zyrtarët më të lartë të saj denoncuan sjelljen e Rusisë ndaj Ukrainës dhe rikonfirmuan vazhdimësinë e sanksioneve.
Në vizitën e tij të parë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e akuzoi Rusinë për agresion në Ukrainë dhe u tha homologëve të rij se aleanca është jetike për tu bërë ballë ndërhyrjeve të padhunshme, por ndonjëherë të dhunshme të Rusisë në rajon.
Ai tha gjithashtu se sanskionet amerikane ndaj Moskës do të mbeten në fuqi derisa të heqë dorë nga veprimet që i bënë ato të nevojshme. Uashingtoni i vendosi sanksionet pas aneksimit të kadishullit ukrainas së Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe i zgjeroi ato pasi Moska filloi tu japë ndihmë ushtarake separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.
Edhe Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis kritikoi ashpër Rusinë, duke u thënë gazetarëve në Londër se shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Rusia janë tashmë të dokumentuara, që nga ajo që ndodhi me Krimenë deri në aspekte të tjera të sjelljes së tyre, si ndërhyrja në zgjedhjet e vendeve të tjera, që ka gjasa të ishte një reference ndaj ndërhyrjes ruse në fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të vitit të kaluar.
Një ligjvënës rus me peshë, Alexey Pushkov reagoi duke thënë se administrata aktuale nuk dallon aspak nga ajo e kaluara përsa i takon qëndrimin ndaj Rusisë.