23 Dhjetor 2024

SHBA i kërkon shpjegime Rusisë për provokimet në kufi me Ukrainën

Washington, 6 prill - Departamenti i Shtetit Amerikan e bindur në vërtetësinë e njoftimeve se Rusia po lëviz trupa ushtarake në kufrin me Ukrainën, i kërkoi Moskës të shpjegojë “provokimet”; gjithashtu Uashingtoni është i gatshëm të angazhohet në lidhje me këtë situatë.

Njoftimet për lëvizjen e trupave në kufi me Ukrainën lindore janë bërë një burim i ri tensionesh në marrëdhëniet e akullta SHBA-Rusi, më pak se tre muaj që ardhja në pushtet e administratës së re amerikane.

Zëdhënësi i Departamentit të Shetit, Ned Price tha në një konferencë për shtyp se SHBA do të shqetësohej nga çdo përpjekje e Moskës për të frikësuar Ukrainën, qoftë për masa që ndodhin në territor rus apo brenda kufirit ukrainas.

Ai nuk pranoi të thoshte nëse SHBA beson se Rusia po përgatitet të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë. Zëdhënësi Price tha më pas për agjencinë e lajmeve Reuters se SHBA janë “të hapura për angazhim me Moskën” lidhur me këtë situatë, duke i cilësuar të besueshme njoftimet për lëvizje të trupave ruse në kufirin me Ukrainën dhe në Krime, gadishulli që u aneksua nga Rusia në 2014.

Lëvizjes së trupave, tha zoti Price, i parapriu shkelja e armpushimit të 2020 me Ukrainën, që ka rezultuar në vdekjen e katër ushtarëve ukrainas dhe plagosjen e katër të tjerëve.

“I bëjmë thirrje Rusisë të tregohet e frenuar dhe të shmangë aktet acaruese,” tha zëdhënësi. Komentet e tij pasojnë një telefonatë të premten mes Presidentit Biden dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në të cilën udhëheqësi amerikan e siguroi zotin Zelenskiy për “përkrahjen e patundur” të Amerikës në ballafaqimin me separatistët e mbështetur nga Rusia që kontrollojnë rajonin lindor të Donbasit.

Të hënën Rusia përgënjeshtroi njoftimet se lëvizja e trupave përbën kërcënim për Ukrainën, duke hedhur poshtë shqetësimet për përforcime ushtarake në kufi, por njëkohësisht duke u zotuar se do të kundërpërgjigjet kundër sanksioneve ukrainase ndaj kompanive ruse.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha në komentet për shtyp se Shtetet e Bashkuara po e ndjekin me vëmendje situatën. "Kemi kërkuar shpjegime nga Rusia për këto provokime,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Price. I pyetur nëse lëvizja e trupave përbën frikësim për Ukrainën, zoti Price u përgjigj: “Pa diskutim. Rusët prej kohësh janë përpjekur të frikësojnë dhe ushtrojnë bulizëm mbi fqinjët”.

Perëndimi, Ukraina dhe NATO e akuzojnë Rusinë se po dërgon trupa dhe armatime të rënda në kufi për t’u dhënë zemër separatistëve. Moska thotë se thjesht u ofron atyre mbështetje humanitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)