14 Janar 2025

SHBA i kërkon Rusisë të tërhiqet nga Ukraina

Washington, 5 mars - Presidenti i Shteteve të Bashkuaara, Barack Obama, e ka përshkruar inkursionin e Rusisë në rajonin e Krimesë në Ukraainë, si shenjë e “ndërhyrjes”, e cila shtetet e tjera do t’i largoj nga Moska.

Duke folur mbrëmë vonë në Uashington, presidenti Obama, poashtu tha se arsyet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për dërgimin e forcave ruse në Krime “nuk do ta mashtrojnë askend”.

Më herët, presidenti Putin i ka hedhur poshtë pohimet se trupat ruse janë të involvuara në operacionet në Krime, duke thënë se vetëm “forcat lokale të vetëmbrojtjes” i kishin rrethuar bazat ushtarake të Ukrainës atje.

Raportohet se presidenti amerikan, Barack Obama, ka biseduar me telefon me kancelaren gjermane, Angela Merkel, lidhur me zgjidhjen potenciale të krizës në Ukrainë.

Sipas një propozimi, Rusia do t’i tërhiqte forcat e veta në Krime, në bazat e veta, dhe do do t’i lejonte monitoruesit ndërkombëtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)