SHBA i ka përgatitur Serbisë kundër rezolutë
Washington, 24 gusht - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë përgatitur rezolutë të veten me rastin e mendimit të GJND-së për Kosovën, në të cilën është qenësore kërkesa për bisedime ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe konkludimi për mos ndryshimin e statusit të Kosovës.
Washingtoni akoma nuk ka vendosur se a do ta dorëzojë direkt rezolutën e vet, apo nëpërmjet vendeve mike, bie fjala nëpërmjet Shqipërisë, ka zbuluar për gazetën serbe Blic, Obrad Kesiq, analist i njohur në Washington, vendimet më të reja të Administratës amerikane, transmeton Koha.
Kesiq thotë se para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kushtuar pos tjerash edhe çështjes së Kosovës, nuk duhet pritur ndryshimin e qëndrimit të deritashëm të SHBA, sepse është duke vazhduar ndryshimi i administratës.
Sipas tij, Washingtoni fuqimisht do të vazhdojë të insistojë që Beogradi të ndryshojë rezolutën e vet, dhe nga ajo të heq jo vetëm hyrjen kontestuese, në të cilën konstatohet se është e papranueshme shpallja e njëanshme e pavarësisë, por edhe fjalinë me të cilën kërkohet që të bisedohet për të gjitha çështjet e hapura.