13 Janar 2025

SHBA hedh poshtë përgjimin e Merkelit

Washington, 28 tetor - Zyrtarët amerikanë kanë hedhur poshtë raportimet se kreu i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë ka diskutuar me presidentin Barack Obama, rreth dyshimeve për përgjime të kancelares gjermane Angela Merkel.

Një zëdhënës i Agjencisë ka thënë se shkrimi i “Bild am Sonntag” ishte i “pavërtetë”.

Zëdhënësi Vanee’ Vines tha se kreu i Agjencisë, Keith Alexander, nuk ka folur asnjëherë me Obamën rreth çështjes Merkel.

Ditëve të fundit, mediet gjermane, duke cituar dokumente sekrete amerikane, kanë shkruar kancelarja Merkel përgjohej nga SHBA-ja që nga vitit 2002, dhe se Obama ishte njoftuar për këtë në vitin 2010.

Gazeta citoi burimet sekrete amerikane se shefi i Agjencisë amerikane për Siguri Kombëtare (NSA), Keith Alexander e ka informuar Obamën për këtë operacion në vitin 2010, por presidenti nuk e ndaloi operacionin.

Shërbimet inteligjente amerikane dhe gjermane pritet të takohen në Uashington gjatë javëve në vazhdim për të diskutuar rreth aktiviteteve dhe mardhënieve në sferën e shërbimeve sekrete mes këtyre dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)