11 Janar 2025

SHBA forcojnë sigurinë në objektet diplomatike

Washington, 15 shtator - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë forcuar sigurinë në zyrat diplomatike në mbarë botën, ndërsa autoritetet përgatiten për më shumë demonstrata të dhunshme në Lindjen e Mesme kundër një filmi anti-islamik.
 
Turma njerëzish pritet të mblidhen pas lutjeve të së premtes. Në orët e para të mëngjesit, policia egjiptiane përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit pranë ambasadës amerikane në Kajro për të katërtën ditë me rradhë.
 
Demonstratat filluan në fillim të javës në Egjipt dhe Libi dhe u përhapën në vende të tjera, përfshi Jemenin, Iranin, Irakun, Bangladeshin.
 
Ndërkohë zyrtarët libianë kanë arrestuar katër persona lidhur me vrasjet në konsullatën amerikane në Bengaz.
 
Agjencitë amerikane të zbulimit po shqyrtojnë dyshimet e përfshirjes së militantëve pro al-Kaidës në sulm. Por ata nuk kanë patur prova bindëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)