22 Dhjetor 2024

SHBA e gatshme për dialog me Rusinë, por disa propozime janë të papranueshme

Washington, 18 dhjetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë te gatshme të diskutojë propozimet e Moskës për sigurinë evropiane, por ka disa gjëra në traktatin e tyre të paqes që edhe vetë rusët e dinë se janë të papranueshme, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan, i cili nuk pranoi të identifikohej.

”Administrata Biden do t’i përgjigjet Kremlinit javën e ardhshme me një propozim më konkret mbi bisedimet, pas konsultimit me aleatët evropianë”, theksoi ai.

I njëjti burim paralajmëroi se në rast të agresionit të mëtejshëm rus kundër Ukrainës, Moska do të vuajë pasoja masive dhe do të paguajë një çmim të lartë”.

Rusia i dërgoi dje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s një traktat paqeje, me nëntë nene, për të cilin thotë se lehtëson tensionet në Evropën Lindore, sipas Ministrisë së Jashtme ruse.

Ajo shtoi se traktati i paqes u është dorëzuar palëve më 15 dhjetor.

Ndër masat e propozuara, të parashikuara nga media të ndryshme ruse, janë edhe krijimi i një “linje direkte telefonike” midis Moskës dhe NATO-s, premtimi nga pala amerikane për të mos e zgjeruar më tej NATO-n si edhe për të mos pranuar në aleancë vendet që kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.

”Rusia fton Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të shqyrtojë propozimet e Moskës për garancitë e sigurisë me seriozitetin më të madh”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergej Riabkov.

”Ne i bëjmë thirrje palës amerikane që t’i konsiderojë propozimet ruse me seriozitetin më të madh, pasi situata globale mbetet mjaft e tensionuar dhe është në interesin më të madh për të gjetur një mënyrë për të zgjidhur këtë problem”, theksoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)