06 Maj 2024

SHBA e Franca më 2006 ua bënë serbëve me dije se Kosova do të pavarësohet

Uashington, 28 gusht - WikiLeaks ka publikuar 850 dokumente të cilat ambasada amerikane në Beograd i ka dërguar prej vitit 2003 deri në viti 2010. Në shumicën e raporteve në të cilat nënshkruhet Mary Warlick, flitet për takimet me politikanët serbë dhe aktivistë të OJQ-ve, ndërsa temë kryesore është se pavarësia e Kosovës është realitet me të cilin serbët kurdoherë duhet të ballafaqohen.

Në një raport të vitit 2006, ambasadori i atëhershëm në Beograd, Michael Polt, flet për një drekë me “kreatorët e rëndësishëm të opinionit publik” që është organizuar nga ambasada franceze.

Në bisedë, pos ambasadorit amerikan dhe francez, ishin edhe peshkopi Irinej Dobrijevic, përfaqësues të ndryshëm të medieve, dhe Oliver Ivanovic si përfaqësues i serbëve të Kosovës.

Arsyeja e takimit ishte që politikanët dhe krijuesit e opinionit publik duhet ta përgatisin opinionin serb për pavarësinë e pashmangshme të Kosovës në këto tri mënyra: t’i shpjegohet popullit se Grupi i Kontaktit mbështet pavarësinë e Kosovës; se Qeveria e Serbisë duhet të përgatisë serbët për këtë domosdoshmëri; dhe që Grupi i Kontaktit, bashkë me OKB, do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar në qetësimin e situatës në Kosovë, me qëllimin që Serbia të bëhet shtet stabil, i fortë dhe prosperues. Mirëpo, siç transmeton “VestiOnline”, amerikanët nuk ishin gjithmonë të kënaqur me rrjedhën e bisedimeve me bashkëbiseduesit serbë.

“Standard”, duke u bazuar në dokumentet e publikuara nga WikiLeaks, shkruan për një takim argëtues për zyrtarët amerikanë. Është fjala për takimin me mitropolitin serb Amfilohije, i cili për të mos e përmendur Jerusalemin te amerikanët, ka thënë se “Kosova është Washingtoni jonë”, gjë që ka shkaktuar të qeshura në sallë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)