11 Janar 2025

SHBA e BE punojnë në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Prishtinë, 1 nëntor - Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar shikon si problem të më madh mes Beogradit dhe Prishtinës normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Në një pronocim për mediat serbe Zhbogar, u shpreh se vizita e sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton dhe e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton në Beograd e Prishtinë, tregoi se ky problem nuk duhet të vështrohet nga larg, porse duhet të ndihmohet në zgjidhjen e tij.

Sipas tij vizita e dy zyrtareve ndërkombëtare, ka pasur disa qëllime: të tregojë se SHBA-ja dhe BE-ja punojnë së bashku në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi si dhe të krijohet mbështetja e gjerë për këtë proces, si në publik, ashtu edhe në skenën politike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)