21 Dhjetor 2024

SHBA duhet të ketë synimin të kërkojë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Washington, 17 shkurt - Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Robert Menendez, ka deklaruar se nuk pajtohet me qëndrimet e fundit të këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, për domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, Kosovës i duhet njohja reciproke nga Serbia për të arritur ndalimin e ndarjes nëpërmjet asociacionit.

Menendez deklaroi se SHBA-ja duhet të ketë synimin që fillimisht të kërkojë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shqetësohem kur pash Cholletin… Lexova shkrimin e fundit dhe komentet e tij. Kjo s’është ajo që duhet të jetë politika e jashtme e SHBA-së referuar Kosovës dhe si merremi me Ballkanin Perëndimor. Neve na duhet paqe afatgjate dhe ajo s’mund të arrihet në vendime të këqija afatshkurtra. Paqja afatgjatë vjen me njohje reciproke”, tha ai duke theksuar se Serbia ka penguar rrugën e integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Njohjen reciproke e ka cilësuar si kushtin e parë para se të kërkohet diçka tjetër, ndërsa ështe shprehur se Kushtetuta e Kosovës ua garanton të gjitha të drejtat minoriteteve.

“Vetëm me njohje reciproke dhe veprimet që ndodhin si rrjedhojë mund të ketë rrugë përpara për Kosovën dhe Ballkanin. Nëse duam shtet tërësisht të integruar dhe jo ndarje, s’mund të kemi Asociacion të komunave që shkakton qeverisje të ndarë dhe shkakton ndarje”, ka thënë ai duke tërhequr paralele edhe me SHBA-në duke thënë se “nuk mund t’i kemi dy presidentë, apo dy kongrese. S’duhet të avokojmë për këtë”, shtoi më tej ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)