SHBA do të vazhdojë lobimin për njohjen e Kosovës

New York, 25 gusht - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të vazhdojnë lobimin për njohjen e Kosovës, ka thënë nënsekretari amerikan i shtetit Uilliam Burns gjatë një takimi me Kryeministrin shqiptar Sali Berisha, në New York.
Ndërsa, si rezultat i aktiviteteve lobuese të delegacionit të Kosovës në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj, tha se pret që ditëve në vazhdim, shumë vende ta njohin Kosovën.