26 Dhjetor 2024

ShBA do të krijojë një komandë të re hapësinore

Washington, 19 dhjetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të krijojë një komandë të re hapësinore pas urdhrit të presidentit Donald Trump për të mbikëqyrur operacionet ushtarake të vendit në hapësirë.

Në bërjen e kësaj deklarate, zv.presidenti Mike Pence e quajti atë si zanafillën e një epoke të re të udhëheqjes amerikane në hapësirë.

Komanda e 11-të luftarake e Pentagon-it do të mbikëqyrë të gjitha veprimtaritë ushtarake amerikane në hapësirë dhe të pritet që të shpenzojë 800 milionë dollarë amerikane në 5 vitet e ardhme.

Ky është një hap i madh në planin e Trump-it për të ndërtuar një "Forcë Hapësinore" të pavarur deri në vitin 2020, që ka shkaktuar shqetësimet mbi shtimin e kostos dhe burokracisë.

Ushtria e ShBA-së kishte një Komandë Hapësinore nga viti 1985 deri në vitin 2002, por ajo u shpërbë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, prandaj u krijua Komanda Veriore e ShBA-së, e cila fokusohet tek mbrojtja kombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)