SHBA do të goditet nga sulmi kibernetik
Washington, 10 maj - Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një sulm kibernetik më pak se 15 minuta që mund të sjellë shkatërrime të krahasueshme me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.
Kështu pretendon një ekspert i rëndësishëm i antiterrorizmit. Riçard Klark, një ish-këshilltar i presidentit Bill Klinton dhe Xhorxh Bush, sugjeron se mungesa e sigurisë në vend kundër një sulmi të tillë mund të çojë në një Përl Harbor elektronik.
Në librin e tij të ri, Lufta e Kibernetikës: Kërcënimi i ardhshëm i Sigurisë Kombëtare, që ka për bashkautor dhe Robert Knake, shkruhet se sekreti më i madh i luftës kibernetike është se ajo mund të zhvillohet në të njëjtën kohë që SHBA-ja përgatitet për tu mbrojtur.
Klark thotë se Uashingtoni është duke zhvilluar politikat e tij për ta bërë të pamundur mbrojtjen nga një sulm i tillë. Sulmi kibernetik do të godasë fillimisht rrjetin kompjuterik të Pentagonit, përpara se të prekë rrjetet e të gjithë vendit.
Ai mund të arrijë të shpërthejë tubacionet e transportit të gazit, mund të shkatërrojë rrjetet e energjisë elektrike, mund të çorientojë të dhënat financiare dhe ne nuk do të mësojmë kurrë kush fshihej mbas gjithë kësaj.
Klark thotë se sulmi mund të nisë nga një vend armik ose nga një hakers i vetëm. Ai këmbëngul se, ndërsa qeveria amerikane ka prezantuar masa të reja të mbrojtjes së sistemeve kompjuterike të vendit, ato nuk do të jenë të mjaftueshme për të parandaluar një sulm të përmasave të tilla.
Megjithatë, administrata e presidentit Obama nuk është dakord me parashikimet e zotit Klark. Hovard Schmidt, eksperti i kibernetikës së kabinetit qeveritar, tha gjatë një interviste për Wired.com në muajin mars se lufta kibernetike nuk ekziston. Unë mendoj se ajo është një metaforë e tmerrshme dhe e pavërtetë.
Ai i komentoi si qesharake dhe pretendimet se sulmi mund të zhysë në errësirë vendin pas paralizimit të sistemit energjetik.