SHBA dislokon elementet e mbrojtjes antiraket të bazimit detar në Evropë
Uashington,4 shkurt - Pentagoni, në kuadër të programit të ndërtimit me etapa të sistemit të përshtatur të mbrojtjes antiraket, filloi vendosjen në Evropë të shkatërruesve (destroyers) të pajisur me sistemin e mbrojtjes antiraket \"Aegis\", njoftoi gjatë fjalës së marrë të shtunën në Konferencën e sigurisë në Munih Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel.
\"Ne sapo dërguam në mesditë shkatërruesin \"Donald Cook\", të pajisur me sistemin e mbrojtjes nga raketat, në Rota (Spanjë)\", - tha Chuck Hagel. Sipas fjalëve të tij, në dy vitet e ardhshme me këtë anije do të bashkohen edhe tre shkatërrues (destroyers) të tjerë me sisteme të mbrojtjes antiraket për të mbrojtur Evropën. Hagel theksoi se ky hap është ndërmarrë në përgjigje të kërcënimit të raketave balistike iraniane.