10 Janar 2025

SHBA, dhjetëra persona humbën jetën për shkak të të nxehtit

Chicago, 9 korrik - Në rajonet qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të paktën 42 persona kanë humbur jetën për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë.

Në disa zona i nxehti i tejkaloi 40 gradë Celsius. Në St. Louis, Missouri, temperatura arriti në 46 gradë.

Vetëm në Chicago humbën jetën 10 persona, 20 persona të tjerë humbën jetën në Maryland dhe Virginia. Ka të vdekur dhe në zona të tjera.

Mes viktimave shumë njerëz të moshuar, në shtëpitë e të cilëve nuk punonte sistemi i ajrit të kondicionuar.

Në shtetin Indiana humbi jetën vajza 4-vjeçare, të cilën prindërit e lanë për një kohë të gjatë në një makinë të mbyllur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)