SHBA dhe Europa të shqetësuara nga veprimet ruse në Ukrainë
Kiev, 16 prill - Intensifikimi i dhunës në Ukrainën lindore dhe frika e rritjes së përfshirjes ruse kanë tërhequr vëmendjen e Shtetet e Bashkuara dhe Europës.
Zyrtarët tani intensivisht janë duke punuar në përpilimin e një përgjigje për të qetësuar tensionet në rajon, ndëkohë që Presidenti Barak Obama zhvilloi një bisedë tjetër me telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin në lidhje me krizën në Ukrainë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jeff Seldin njofton nga Pentagoni.
Ministrat evropianë të cilët dje udhëtuan për në Luksemburg për bisedime, të shqetësuar nga ngjarjet e dhunshme në Ukrainën lindore, nuk kishin asnjë problem për të dhënë mendimin e tyre mbi fajtorët e dhunës. Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, tha se ai po drejton gishtin e tij pikërisht nga Moska.
\"Zhvillimet atje i kanë të gjitha tiparet e një shkeljeje të mëtejshme, të qëllimshme dhe të paramenduar të pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës\".
Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt është po ashtu i hapur mbi atë se kush është fajtor për veprimet e dhunshme në Ukrainën lindore.
\"Deri më tani ata e kanë shkallëzuar situatën, dhe në qoftë se ata vazhdojnë ta shkallëzojnë atë, unë mendoj se ne duhet të shkallëzojmë veprimet tona ndaj Moskës\".
Dhe Bashkime Evropian e bëri pikërisht këtë duke rënë dakord për zgjerimin e sanksioneve dhe ndalimet e vizave ndaj Rusisë.
Ndërkohë që Evropa intensifikoi veprime kundër Rusisë, ushtria amerikane njoftoi se një avion luftarak rus bëri një fluturim të ulët afër luftanijes amerikane USS Donald Cook e cila të shtunën po patrullonte në ujrat ndërkombëtare në Detin e Zi.
Zyrtarët e Pentagonit thanë se avioni rus nuk ishte i armatosur me raketa, por e quajti këtë një veprim \"provokues dhe joprofesional\".
Në Moskë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u kundërpërgjigj duke e akuzuar Perëndimin për nxitje të Kievit për shtypjen e protestuesve pro-rusë.
\"Ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rrezikshëm i ngjarjeve, dhe ata që inkurajojnë autoritetet e tanishme të Kievit për të vepruar në këtë mënyrë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë\".
Zoti Lavrov gjithashtu vuri në dyshim arsyen e vizitës së shefit të CIA-s John Brennan në Kiev gjatë fundjavës së kaluar.
Ashtu si Bashkimi Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara thonë se janë të përgatitura të intensifikojnë sanksionet dhe dje SHBA gjithashtu njoftoi dhënien e një kredie të garantuar prej një miliardë dollarësh për Ukrainën.
Megjithatë ndihma ushtarake, e kërkuar nga Ukraina, nuk ka qenë e shpejtë, pavarësisht nga shqetësime e NATO-s për grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas.
Ish-senatori amerikan Richard Lugar thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i kujdesshëm me situatën në Ukrainë.
\"Shpresojë se ne nuk do të kthehemi në një periudhë si ajo e luftës së ftohtë kur vendet perëndimore u rreshtuan kundër Rusisë, sepse ndihma ruse në shumë situata të tjera në mbarë botën është ende shumë e rëndësishme\".
Megjithatë, në mesin e vendeve të Përëndimit ende ka shumë pyetje lidhur me veprimet e Rusisë në Ukrainë.
Geoffrey Pyatt është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë.
\"Këta nuk janë protestues paqësorë, kjo është një forcë e armatosur. Dhe unë mendoj se ka një rrezik real që veprimet e tyre mund të intensifikojnë dhunën dhe natyrisht Shtetet e Bashkuara do të kundërshtojnë çdo situatë që çon në gjakderdhje\".
Në ndërkohë, tensionet në Ukrainë vazhdojnë të rriten.