SHBA dërgon bombarduesin B-52H dhe avionët F-22 për stërvitjet me Korenë e Jugut
Seul, 20 dhjetor - Shtetet e Bashkuara dërguan bombarduesin strategjik B-52H dhe avionë luftarakë F-22 për stërvitjen e përbashkët ushtarake sot me Korenë e Jugut.
“Koreja e Jugut dhe SHBA-ja zhvilluan stërvitje të kombinuara ajrore që përfshin bombarduesin strategjik amerikan B-52H dhe avionin luftarak F-22", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut.
Seuli ka dislokuar avionët e saj luftarakë të pakapshëm për radarët F-35A dhe F-15K për stërvitjet ajrore.
"Dislokimi i avionëve luftëtarakë B-52H dhe F-22 kësaj radhe është pjesë e përpjekjes për përforcimin e besueshmërisë së SHBA-së për parandalimin e zgjeruar”, raportoi "Yonhap News", duke cituar deklaratën e ministrisë.
Dy aleatët kanë mbajtur stërvitje të rregullta të përbashkëta ushtarake në Gadishullin Korean ndërsa Koreja e Veriut ka gjuajtur së fundmi dhjetëra raketa dhe projektilë.
Bombarduesit B-62 dhe avionët luftarakë F-22 morën pjesë në stërvitjet ushtarake vetëm dy ditë pasi Koreja e Veriut pretendoi se kishte kryer teste në përgatitje për lëshimin e një sateliti zbulues ushtarak, i cili me gjasë pritet të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.
Testimi u krye të dielën ndërsa Pheniani lëshoi dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi nga zonat Tongchang-ri në Detin Lindor, sipas Koresë së Jugut.
Javën e kaluar, Pheniani tha se kishte kryer "teste të suksesshme" të një motori me karburant të ngurtë me shtytje të lartë, duke e përshkruar atë si një "armë strategjike" të re dhe të parën në vend të këtij lloji.