11 Janar 2025

SHBA bojkoton debatin e Jeremiqit në OKB

New York, 10 prill - Debati i reklamuar me pompozitet nga kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, serbi Vuk Jeremiq, ku shtetet e botës do të flasin për rolin e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi duket se do të dështojë.

Të paktën në nivelin e pjesëmarrjes dhe jehonës në media, sepse bojkotimin e kanë njoftuar disa organizata e vende të rëndësishme, si dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.

Debatin sot në Asamblenë e Përgjithshme me temë “Roli i drejtësisë ndërkombëtare dhe pajtueshmëria midis popujve,” Jeremiq i ka dhënë nderin ta hapë presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq. Sipas Jeremiqit pjesëmarrjen e kanë konfirmuar rreth 80 vende nga gjithsej 193 sa janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Analistë dhe diplomatë në Kombet e Bashkuara e kanë vlerësuar gjithë këtë debat si një përpjekje të Jeremiqit për të minimizuar krimet që kanë kryer serbët në Ballkan në vitet e 90-ta.

Organizata boshnjake për të drejtat e njeriut Nënat e Srebrenicës, ka kërkuar të flasë në debat mirëpo kjo nuk i është lejuar. Në listën e vendeve që do të marrin pjesë, shumica do të përfaqësohen nga ambasadorë apo zëvendësambasadorë në misionet pranë OKB-së New York.

Pjesëmarrjen në debat e kanë refuzuar apo bojkotuar shumë organizata prominente për të drejtat e njeriut si dhe presidenti i Gjykatës mbi krimet ë luftës në ish Jugosllavi, Theodor Meron.

Në një takim në Washington, Meron deklaroi se Gjykata në Hagë ka refuzuar ftesën e Jeremiqit sepse ai e ka thirrë këtë debat si ‘një reagim ndaj disa vendimeve gjyqësore të Gjykatës në Hagë,’ siç janë shpallja e pafajësisë ndaj të akuzuarve nga Kroacia, Bosnja dhe Kosova.

/rtk/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)