SHBA: BE-ja duhet të rivendosë shpejt stabilitetin
Washington, 11 nëntor - SHBA-ja u ka bërë thirrje shteteve të BE-së, të rivendosin stabilitetin e tyre financiar.
Kriza në Evropë mbetet sfida më e madhe për rritjen globale, tha ministri i Financave Timothy Geithner gjatë një takimi me homologë të tij të shteteve të Azi-Paqësorit në Havai.
Në një telefonatë me presidentin italian Giorgio Napolitano presidenti amerikan Barack Obama shprehu bindjen se qeveria e ardhshme në Romë do të rivendosë besimin e tregjeve.
Napolitano do të takohet të premten e sotme me ish-komisionerin e BE-së Mario Monti, i cili konsiderohet favorit për postin e kryeministrit. Shefi i fondit për shpëtimin e euros, Klaus Regling, i premtoi Italisë së zhytur thellë në hua ndihmë të shpejtë.
Aktualisht fondi mund të japë deri në 300 miliardë euro kredi, i tha Regling gazetës \"Süddeutsche Zeitung\".