SHBA, arrestohen 200 persona gjatë protestës kundër Wall Street
New York, 18 shtator - Policia në Menheten të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arrestuar rreth 200 persona gjatë protestës së Lëvizjes Pushtimi i Wall Street-it, e cila shënonte njëvjetorin e themelimit.
Protestuesit kanë bllokuar trafikun, ndërsa dhjetëra policë dhe furgonë janë rreshtuar në rrugë.
Protestuesit kanë brohoritur me zë të lartë dhe shumica e të arrestuarve janë ngarkuar me akuzat për prishje të qetësisë publike.
Lëvizja Pushtimi i Wall Street-it ka nisur aktivitetet më 17 shtator të vitit 2011, kur disa qindra aktivistë kanë okupuar një park në qarkun financiar të Menhetenit, për të kundërshtuar pabarazitë ekonomike.