11 Maj 2025

SHBA: 89 vende e kanë njohur Kosovën

Prishtinë, 13 qershor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën është dy numra më i vogël seç prezantohet nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Për administratën e SHBA-së, Kosova është njohur nga 89 shtete, e jo nga 91. Janë “njohjet” nga Uganda dhe Nigeria, të cilat janë bërë publike nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli e që kontestohen nga shteti më i madh lobues për Kosovën.

“SHBA-ja është në dijeni se 89 shtete e kanë njohur Kosovën. Ka pasur pohime se Uganda dhe Nigeria e kanë njohur Kosovën. Letra që ne kemi parë të dërguar nga kryetari i Ugandës, Museveni, zëvendëskryeministrit Pacolli, nuk përbën njohje. SHBA-ja nuk ka parë notë diplomatike nga Qeveria e Nigerisë që do të tregonte se e ka njohur Kosovën”, thuhet në përgjigjen që Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, i ka kthyer “Kohës Ditore”, kur është pyetur se cili numër i njohjeve të shtetit të Kosovës është real për SHBA-në.

Shkas për të kërkuar një shpjegim të tillë nga kjo ambasadë është marrë një deklaratë që sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e ka bërë një ditë më parë në hapje të konferencës dyjavore “Gratë në Institutin e Shërbimit Publik”, që po mbahet në kolegjin “Ëellesley” në Boston. Në fjalën e sajClinton ka shfaqur bindjen dhe shpresën se do të rritet edhe më tej shifra prej 89 vendeve që deri tani e kanë njohur Kosovën.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, nuk ka pëlqyer të komentojë deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë, por ka këmbëngulur se numri i njohjeve të shtetit të Kosovës është edhe më i lartë se 91. Bile ka thënë se janë 105 shtete që e kanë njohur subjektivitetin shtetëror të këtij vendi.

“Janë 105 shtete që e kanë dhënë votën për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Dhe vota për anëtarësim në këtë mekanizëm ndërkombëtar lirisht mund të konsiderohet edhe si njohje e shtetit”, ka deklaruar Selimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)