Shala merr pjesë në konferencën “Modeli Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara'
Prishtinë, 18 shtator - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala po qëndron sot në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe me ftesë te organizatës United Youth Circuit dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në EBA ku si e ftuar nderi dhe folëse ndërkombëtare do të marrë pjesë konferencën më të njohur edukative në botë “Modeli Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara” që nisë punimet zyrtarisht nesër e që këtë vit organizohet për herë të parë në Lindjen e Mesme.
Shala nesër, para më shumë se 200 pjesëmarrësve të rinjë nga vende të ndryshme të botës do të flas për rolin e të rinjëve në ndërtimin e paqes në botë me shembull të vecantë rolin e të rinjëve të Kosovës në ndërtimin e paqes në vend dhe shtetndërtimin e Kosovës pas periudhës së luftës.
Përvec kësaj ajo do të flas edhe për rëndësinë e humanizmit për të ndryshuar botën, duke potencuar iniciativat e shumta humanitare të ndërmarra nga të rinjtë e vendit tonë për të sjellë paqe dhe stabilitet mes komuniteteve.
Përvec kësaj, në Dubai ajo do të jetë pjesë e panelit edhe në konferencën e paqes “ 4th Sheikh Zayed Peace Conference” e shoqëruar nga personalitete të njohura arabe të familjeve mbretërore të fushës së filantropisë, kulturës dhe diplomacisë.
Në kuadër të vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ambasadorja Shala do të vizitoj edhe Ambasadën e Kosovës në Abu Dhabi ku do të pritet nga Ambasadori i Kosovës atje z. Avni Arifi.