Shala merr çmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021”
Katmandu, 23 nëntor - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala po qëndron në Nepal ku ka pranuar zyrtarisht çmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021” që iu nda nga zv/ Presidenti Nepalit Nanda Kishor Pun.
Në kuadër të vazhdimit të vizitës së saj zyrtare ajo sot ka takuar Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Nepalit Devendra Paudel të cilin e ka njoftuar me progresin që ka bërë Kosova në fushën e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe kulturës, sukseset e të rinjëve tonë kudo ne botë dhe garishmërinë e vendosjes së mardhënieve tona diplomatike.
Ajo i ka shpalosur edhe disa argumente pse duhet njohur shtetësia e Kosovës nga Nepali si dhe i ka kërkuar fillimin e negociatave me qeverinë për njohjen e Republikës së Kosovës.
Ministri Paudel ka vlerësuar lartë punën e Ambasadores Shala dhe e ka uruar për cmimin e pranuar nga Nepali dhe i ka kerkuar që të ketë një vizitë zyrtare bilaterale Kosovë - Nepal si dhe ka shprehur dëshirën e plotë për të filluar punën rreth njohjes së shtetësisë së Kosovës.
Takimi i Ambasadores Shala me ministrin Paudel është bërë në koordinim të plotë edhe me Ambasadorin e Kosovës në Bangladesh Guner Uraya.