Serwer: Veriu të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi
Washington, 15 nëntor - Veriu është problemi kryesor mes Kosovës dhe Serbisë dhe si i tillë nuk ka zgjidhje tjetër përveç se kjo çështje të diskutohet në dialogun mes dy vendeve.
Profesori amerikan, Daniel Serëer, që është një nga njohësit më të mirë të zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, ka thënë se nuk ka zgjidhje tjetër për veriun përveç dialogut të nisur nga të dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.
Veriu është problemi i vërtetë. Nuk ka zgjidhje të veriut nëpërmjet forcës. Veriu është çështje që duhet diskutuar në këtë dialog, ka thënë Serëer.
Profesori i studimeve ndërkombëtare në Universitetin John Hopkins ka shpjeguar edhe modelin më të ngjashëm në rajon, që sipas tij duhet ndjekur në dialogun për veriun.
Sipas tij modeli duhet të merret nga Bosnje Hercegovina, por jo procesin që ka ndodhur me Republikën Serbe në këtë Federatë.
Serëer ka thënë që procesi që ka ndodhur me kroatët duhet të shërbejë si model për atë që do të ndodhë në veri.