23 Dhjetor 2024

Serwer: Rezoluta 1244 është e tejkaluar

Washington, 11 gusht - “Mendoj se Rezoluta 1244 është e tejkaluar nga ngjarjet. Procesi politik, i paraparë me 1244-shin, për vendosjen e statusit final, ka ndodhur”, thotë Daniel Serwer, nga Instituti për Paqe i Shteteve të Bashkuara, me seli në Uashington.

Ai ka shtuar se kjo rezolutë do të zëvendësohet nga Këshilli i Sigurimit. “Përfundimisht, jam i sigurt se Këshilli i Sigurimit do të dëshirojë ta ndryshojë 1244-shin, ose të miratojë rezolutë të re. Megjithatë, mendoj se ende nuk ka ardhur koha, por e kuptoj shumë mirë se përse shteti sovran nuk do të jetë plotësisht i kënaqur me Rezolutën 1244. Mendoj se Kosova është shtet sovran”, thekson Serwer për Radio Evropa e Lirë.

Pyetjes së bërë për largimin e mbikëqyrjes për pavarësinë e Kosovës, analisti amerikan iu përgjigj se do të ishte më mirë që veriu i Kosovës të integrohej para se të largohej mbikëqyrja ndërkombëtare. “Është me rëndësi të kuptohet se mbikëqyrja ndërkombëtare në një masë është ngarkesë, e ndoshta edhe e padëshirueshme për ata që dëshirojnë ta kenë shtetin e tyre.

Por, aspektet e tjera të saj janë shumë të dobishme dhe mendoj se prania ndërkombëtare duhet dhe mund të kontribuojë në riintegrimin e veriut, pasi mendoj se riintegrimi do të jetë shumë i vështirë, e ndoshta i pamundshëm pa praninë ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)