Serwer: Ramushi po përpiqet të rregullojë imazhin e tij
Washington, 28 shtator - Analisti amerikan, Daniel Serwe ka komentuar edhe rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe krizës qeveritare. Në një intervistë për Express, Serwer thotë se nuk e di nëse vendi do të mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Por, sipas tij, nëse në Kosovë dhe Serbi , ku po ashtu është përfolur mundësia për mbajtjes së zgjedhjeve, ndodhë një zhvillim i tillë atëherë do të afektohej procesi i dialogut.
Vërtetë nuk e di nëse do të mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Por nëse ka, do të mund të shtyheshin bisedimet, por nuk do të duhej të kishte probleme me implementimin e marrëveshjes.\"
\"Por është me rëndësi që ta kemi në mendje se ka edhe gjëra tjera duke ndodhur në botë. Catherine Ashton është negociatore e BE-së për programin nuklear të Iranit. Ajo mund të ketë probleme me agjendën gjatë muajve të ardhshëm, ka thënë Serwer.
Duke folur rreth vizitës së Ramush Haradinajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serwer ka thënë se kreu i AAK-së me vizitat që ka bërë në kryeqendrat evropiane dhe tani në Washington, po përpiqet ta rregullojë imazhin e tij.