Serwer: Platforma ishte ëndrra e Millosheviqit
Washington, 11 janar - Eksperti për Ballkanin Daniel Serwer thotë se platforma për Kosovën, e harmonizuar nga Qeveria dhe kryetari serb, është po ajo që e ka dashur edhe vetë Milosheviqi.
Serwer, ka tërhequr vërejtjen se janë të mundshme konflikte të armatosura pasi që Serbia me platformën e re ka treguar qartë se, nuk do të heqë dorë lehtë nga veriu i Kosovës, transmeton Blic.
Mendoj se platforma e re për Kosovën nuk mund të ndihmojë shumë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë. Beogradi po përpiqet të mbajë sovranitetin në të gjithë Kosovën dhe të mundësojë një sistem ku serbët e Kosovës do të administroheshin ndaras.\"
\"Me këtë formulë shqiptarët do të mbeteshin pa shtet dhe do të vazhdonin të jetonin në kufijtë e Serbisë, e mu kjo ka qenë ëndërr e Milosheviqit, ka porositur Serwer.
Janë të mundshme konfliktet e armatosura pas kësaj iniciative serbe, por me këtë nuk dua të them se edhe i përkrah konfliktet e armatosura. Sido që të jetë, Kosova për shkak të synimit të Serbisë, duhet ta tërheqë vëmendjen në sovranitetin e gjithë territorit të saj për shkak të kërcimeve të sigurisë me të cilat mund të ballafaqohet në të ardhmen Prishtina, ka thënë Serwer.
Serwer theksoi se, Serbia tashmë ka njohur shtetin e Kosovës, kur ajo u takua me zyrtarët e saj në nivelin politik.