10 Janar 2025

Serwer: Për veriun vetëm plani i Ahtisaarit

Washington, 30 korrik - Analisti amrikan për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer ka theksuar se qeveria e re serbe duhet të normalizojë raportet me Kosovën, përndryshe nuk do të ketë integrim në Bashkimin Evropian.

“Tashmë ekziston ky kusht i cili synon marrëdhënjet të mira ndërfqinjësore. Me këtë BE-ja mendon që Serbia të ketë ambasador në Prishtinë dhe anasjelltas. Dhe ditën kur do të ndodhë kjo shpresoj se miqtë e mi kosovarë do ta mirëpesin ambasadorin serb në Prishtinë”, ka deklaruar ai.

Serwer ka hedhur poshtë mundësinë e ndarjes së veriut. “Mendoj se çështja e kufijve është e pranuar. Kufijtë e Kosovës njihen kështu siç janë edhe me rezoluten 1244. Edhe Qeveria e Serbisë i ka njohur këta kufij me dekada dhe kjo nuk mendoj se është çështje e hapur”, ka thënë ai.

Sipas tij, zgjidhja e vetme për pjesën e veriut duhet të jetë plani i Ahtisaarit. Ai insiston që Kosova për çështjen e veriut të përdor këtë plan por ka shtuar se  ky plan ka nevojë të qartësohet. “Mund të ketë marrëveshje shtesë mes Kosovës dhe Serbisë për zbatim të këtij plani dhe është më rëndësi që pjesa veriore të integohet me pjesën jugore të Kosovës”, ka theksuar ai.

Serwer ka thënë se është intersante që serbët që jetojnë në jug janë kundër ndarjes së Kosovës. Analisti amerikan, Daniel Serëer i bëri apel kosovarëve që të punojnë me shumë për të përmbushur kriterët për integimin sa më të shpjet në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)