Serwer: Ndarje e Kosovës, ide e tmerrshme
SHBA, 16 maj - Eksperti i Qendrës Euro-atlantike për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Universiteti John Hopkins, Daniel Serwer e ka cilësuar si të tmerrshme idenë e ndarjes së Kosovës.
Sipas tij nuk do të kishte ndarje të Kosovës pa ndarje që do ta prekte edhe Serbinë, pasi çfarëdo që do të fitonte Serbia në veri të Kosovës, shqiptarët do të kërkonin të njëjtën edhe për Luginën e Preshevës.
Për dallim nga zyrtarët amerikanë, të cilët nuk duan as të dëgjojnë fjalën ndarje, unë nuk kam asgjë kundër, por jam i sigurt se ndarje do të ishte ide e tmerrshme dhe se kjo ide, për shkak të ngarkesës që ka, do të përfundonte sapo të hapet, ka thënë Serwer.
Serwer ka përshëndetur vizitën e shefit të ekipit negociator të Beogradit, Borislav Stefanoviç në Prishtinë dhe ka theksuar se e përkrah dialogun, si edhe idenë e Boris Tadiçit që të vizitojë Kosovën.
Amerikanët nuk duan që t`i pastrojnë duart nga Ballkani, por resurset për këtë pjesë të botës nga Ëashingtoni, për shkak të gamës së prioriteteve të tjera, është vështirë të fitohen, ka thënë Serwer.