10 Janar 2025

Serwer: Nacionalistët gjithmonë kanë inkurajuar njëri-tjetrin

Washington, 26 maj - Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se shpreson që presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq do t’i ruajë ambiciet evropiane të Serbisë dhe do të njohë rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve me Kosovën. 
 
“Nacionalistët gjithmonë kanë inkurajuar njëri-tjetrin. Nikoliq është nacionalist, ai mund të ketë simpati për Daçiq dhe pikëpamjen e tij se Serbia duhet ta mbajë veriun e Kosovës. Kjo do të inkurajonte ekstremistët në Kosovë, të cilët do të thoshin se ‘pavarësia nuk është reale’, ‘duhet të kemi një pavarësi të vërtetë’, dhe kjo mund të përfshinte mundësinë për të sjellë Preshevën në Kosovë dhe bashkimin me Shqipërinë”, ka vlerësuar Serwer, raportonë Zëri i Anerikës.

Por, sipas tij, sot ka një kundërpeshë për nacionalistët në Evropë dhe kjo është Evropa.

“Shpresoj se gjithkush që ka shkuar në Evropë, madje edhe në atë të sotmen që ndodhet në krizë, e pranon se do të ishte shumë më mirë në Evropë, se sa jashtë saj”, ka vijuar ai.

Serwer ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të tregohet i mençur, duke u treguar shumë strikt dhe i qartë në kërkesat e tij për caktimin e datës së fillimit të negociatave Kosovë-Serbi.(

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)